MENU
klinika

Nga New York Times

Takimi Donald Trump-Xi Jinping dhe rreziku për Luftën e Ftohtë 2

30.11.2018 - 13:36

Kur Presidenti Trump të ulet me Presidentin Xi Jinping për darkë të shtunën, takimi i tyre do të jetë shumë më shumë sesa shpëtimi i një marrëdhënieje personale të përzemërt ose “shuarja” e një mosmarrëveshjeje tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Ai mund të vendosë nëse këta dy gjigantë janë të destinuar të hyjnë në një epokë të re të konfrontimit të ngjashme me Luftën e Ftohtë.

Ky është një test që do të provojë sesa tregtia dhe kimia personale midis Trump dhe Xi mund të ndikojnë në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Gjithashtu mund të përcaktohet kapitull tjetër në marrëdhënien mes shteteve.

“Unë jam i sigurt se ata do të kenë shumë respekt për njëri-tjetrin”, u tha gazetarëve të martën Larry Kudlow, këshilltari kryesor ekonomik i Trump. Ai shprehu besim në aftësitë negociuese të presidentit amerikan.

Pjesa më e madhe e pasigurisë buron nga personaliteti i Trump. Megjithatë, ai ka shprehur gjithashtu optimizëm se ai dhe Xi mund të arrijnë një marrëveshje për tarifat.

“Xi e kupton se takimi do të jetë vendimtar për të ardhmen”, tha Zhang Baohui, një ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Lingnan në Hong Kong. “Një takim i suksesshëm së paku do të ngadalësojë momentin e nisjes së një lufte të re të ftohtë. Një takim jo i suksesshëm do ta bëjë atë të pakthyeshme.”

Xi njoftoi gjithashtu se do të vizitojë Korenë e Veriut vitin e ardhshëm. Kur udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, vizitoi Xi në Kinë në maj, zoti Trump u ankua se ai ngadalësoi vrullin për diplomacinë e tij me Kim.

Yan Xuetong, një profesor në Universitetin Tsinghua, tha se Xi ishte duke konkurruar për miq të rinj midis aleatëve të Amerikës dhe se kishte pak çështje që mund t’i detyronin vendet të bashkëpunonin.

“Pasojat botërore të Trumpizmit tashmë i kanë shtyrë disa vende drejt Kinës në mënyra që do të dukej e pakonceptueshme disa vjet më parë,” tha Yan.

Ndonëse Trump dhe Xi vijnë nga sisteme shumë të ndryshme, ata kanë ngjashmëri: të dy janë të fortë, nacionalistë të zjarrtë dhe të dy po i drejtojnë vendet e tyre ndryshe nga paraardhësit.

Pas takimeve të mëparshme me Xi, në Palm Beach, Fla dhe Pekin, Trump e ka falënderuar “mikun e tij”. Pyetja është, a do të jetë e mjaftueshme kjo për të rregulluar të gjitha konfliktet e tjera?

Mark Landler raportoi nga Buenos Aires, dhe Jane Perlez nga Pekini

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Guvernatorit të Bankës Qendrore

“Kina po përgatitet për më të keqen”