MENU
klinika

E do Kosova

Talenti shqiptar shënon supergol në Zvicër

04.11.2018 - 17:03

Fundjava është e mbushur me golat e shqiptarëve. Nga Greqia, në Holandë dhe së fundmi në Zvicër. Toni Domgjoni, mesfushori i talentuar shqiptar është një pikë kyçe e formacionit të Zurich në kampionatin zviceran dhe 20-vjeçari po kalon një moment shumë të mirë në karrierën e tij.

Në ndeshjen që ka filluar në orën 16:00 mes Luzerna-s dhe Zurich, ka qenë pikërisht Domgjoni ai që ka zhbllokuar sfidën, që në minutën e pestë të takimit.

Mesfushori kuqezi shënoi një supergol nga jashtë zone, duke shtangur portierin kundërshtar dhe duke gjetur cepin e largët të portës. Edhe pse vetëm 20-vjeç, Domgjoni tregoi qetësi dhe eksperiencë, duke mos e nxituar gjuajtjen e tij dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës së Zurich.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN