MENU

Brexit

Theresa May: Nuk kemi një plan B nëse marrëveshja refuzohet

30.11.2018 - 12:07

Kryeministrja britanike Theresa May ka thënë se ajo është e fokusuar në bindjen e anëtarëve të parlamentit për të mbështetur marrëveshjen e saj Brexit në një votim në parlament më 11 dhjetor në vend që të përgatisë një plan B.

May siguroi një marrëveshje me udhëheqësit e Bashkimit Europian të dielën, por problemi është parlamenti britanik tërësisht i përçarë.

Marrëveshja është kritikuar nga euroseptikët dhe ligjvënësit nga Partia Konservatore. Partitë e opozitës dhe Partia Irlandeze e veriut, kanë thënë se kanë në plan të votojnë kundër saj.

“Fokusi im dhe i qeverisë është votimi që po zhvillohet më 11 dhjetor. Ne do t’u shpjegojmë anëtarëve të parlamentit pse ne besojmë se kjo është një marrëveshje e mirë për Mbretërinë e Bashkuar”, u tha May gazetarëve në aeroplan duke shkuar për në samitin e G20 në Argjentinë, kur u pyet nëse ajo kishte një plan rezervë.

“I kërkoj çdo anëtari të parlamentit të mendojë për dhënien e votës së Brexit sepse është në interesin kombëtar dhe në interes të zgjedhësve të tyre, sepse ajo mbron vendet e punës dhe mjetet e jetesës”.

E pyetur se cili opsion ka më shumë gjasa të ndodhë nëse marrëveshja e saj nuk miratohet, ajo tha: ” Le të përqendrohemi tek marrëveshja që kemi negociuar me Bashkimin Evropian”.

Të mërkurën, Banka e Anglisë paralajmëroi se Britania rrezikon një goditje edhe më të madhe në ekonominë e saj sesa kriza financiare botërore 10 vjet më parë nëse largohet nga BE pa asnjë marrëveshje.

Parlamenti do të fillojë bisedimet më 4 dhjetor, dhe votimi përfundimtar do të mbahet më 11 dhjetor.

Politikanët pro-BE shpresojnë që kundërshtimi i marrëveshjes do të hapë rrugën për një referendum të dytë.

“Ne do të shkojmë në OBT vitin e ardhshëm, kur të largohemi nga Bashkimi Evropian dhe do të shqyrtojmë nevojën për reforma”, u tha May gazetarëve në aeroplan.

Ajo është kryeministrja e dytë britanike që udhëton për në Argjentinë dhe e para që viziton Buenos Aires, me të cilin Britania luftoi në 1982 për Ishujt Falkland të sunduara nga Britania në Atlantikun e Jugut.

“Qëndrimi mbi sovranitetin e Falklands nuk ka ndryshuar, por ajo që ka ndryshuar në muajt e fundit është se kemi patur marrëdhënie më të mira me Argjentinën,” tha May.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koha për një lider të ri

A do të dorëhiqet Theresa May pas Brexit?