MENU
klinika

Vlerësimi për Elina Xhengon

Theu rekord botëror, zgjidhet atletja e muajit

11.11.2018 - 13:19

Ajo theu rekordin botëror në Olimpiadën Rinore që u zhvillua në Buenos Aires në Argjentinë dhe bëri jo pak bujë me rezultatin e saj. Ndërsa sot Elina Tzengko (Xhengo), 16-vjeçe, është shpallur atletja më e mirë europiane për muajin tetor.

Elina është me origjinë korçare, lindur e rritur në Halkidiki të Greqisë dhe sot nderon vendin ku garon dhe jo të origjinës. Por lajmi ka bërë bujë në median greke, pasi konsiderohet si përgjigja më e mirë ndaj çdo thirrjeje raciste e nacionaliste ditët e fundit.

Elina Tzengko (Xhengo) po ecën nën gjurmët e së madhes Mirela Manjani, shqiptares që famshme që i solli medalje Greqisë në Olimpiadë. Shqiptarja 16-vjecare është shpallur kampione bote në hedhje shtize, më 16 tetor, ku ka thyer dhe rekordin botëror të disiplinës, pas shumë viteve, me 63,34 m.

Elina Tzengko

Një tjetër triumf për atleten 16-vjeçare të “Kentaurus” Halkidiki është titulli “Atletja më e Mirë e Europës” për muajin tetor, dhënë nga Shoqata Europiane e Atletëve.

Vlerësimi është arritur pas një votimi online, me ndihmën e mediave sociale, ku Elina Xhengo ka marrë 3.470 vota, duke lënë pas Jaroslava Mahucik nga Ukraina me 3150 vota dhe Aleksandra Naseva, Bullgari, me 2731 vota.

Media greke thekson dhe dobësinë e sistemit ligjor grek, sidomos në trajtimin e brezit të dytë të emigrantëve, pasi, megjithëse Elina Xhengo është lindur e rritur në Greqi, arriti të bëhet shtetase greke vetëm vitin e kaluar, kur ishte 15 vjece dhe një talente e padiskutueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN