MENU
klinika

Nisma e tifogrupit të Kombëtares

“Tifozat Kuq e Zi” dhurojnë libra në trevat shqiptare

24.11.2018 - 13:15

“Tifozat Kuq e Zi” janë më të ndjeshmit sa u përket çështjeve kombëtare, por aktiv edhe në akte bamirësie nga më të ndryshmet, përpos mbështetjes pa kursim prej shumë e shumë vitesh për ekipin kombëtar, edhe në transfertat më të largëta.

Iniciativa më e fundit e tyre është fokusuar te dhurimi i librave shqip. Kështu, rreth 80 libra të ndryshëm, janë dhuruar or dy shkolla në trevat shqiptare. Fillimisht ka qenë bilblioteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë dhe më pas shkolla fillore “Mahmut Lekiq” në qytetin e Tuzit.

Kjo nismë do të vijojë më tej, ku gjatë festave të nëntorit, “Tifozat Kuq e Zi” do të dhurojnë ndihma humanitare për familje në nevojë në trevat shqiptare.

POSTIMI I TIFOGRUPIT

“TKZ, më shumë se një tifogrup!

Mbyllet me sukses aksioni i dytë i shpërndarjes së librave për shqiptarët jashtë kufinjve të Shqipërisë Administrative.

Një javë më parë ishim në Preshevë, në bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi” ndërsa dje në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” të qytetit të Tuzit.

Rreth 80 libra historikë, akademikë dhe edukativ ju dhuruan këtyre dy institucioneve nga ana jonë.

SIMBOLIKË, MESAZH, AMANET dhe SHPRESË për shqiptarët e Luginës dhe Malësisë”- shkruajnë TKZ në faqen zyrtare të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti pret tifogrupin e Kombëtares

Meta: Tifozat Kuq e Zi lartësuan flamurin tonë