Familjarët e Kostandinos Kaçifas kanë marrë trupin e pajetë.
Mësohet se trupi i 35-vjeçarit mbërriti në Gjirokastër rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa pas procedurave, në Bularat pritet të mbërrijë rreth orës 11:00, ku edhe nesër do të zhvillohet ceremonia mortore.
Ndërkohë që Bashkia e Dopullit njofton se do të mbulojë shpenzimet e varrimit të 35-vjeçarit Kostandin Kaçifas.
Trupi i minoritarit u dorëzua pas autorizimit një ditë më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Autorizimi u firmos nga prokurori që po heton çështjen, Njazi Seferi.
35-vjeçari u vra nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës, 10 ditë më parë pasi një përplasje me armë me policinë, e cila i bëri disa herë thirrje Kacifasit që të dorëzohet, por ai thirrjes së policisë iu përgjigj me armë.
Vrasja e tij shkaktoi debate në lidhje me ecurinë e marrrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë.