MENU
klinika

Dita e 25 e protestës

Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, protestojnë me flamuj

28.11.2018 - 12:22

Edhe pse sot është 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, banorët e Astirit që preken nga gjurma e projektit kanë dalë sërish në protestë, në ditën e 25-të të tyre.

Banorët kanë shpalosur një flamur 6 metra të gjatë dhe shprehen se dita e sotme është ditë feste, por edhe betejë kundër këtij regjimi.

Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore dhe shprehen se banesat i kanë të ndërtuara me gjak, ndërsa sipas tyre policia po i provokon çdo ditë.

“Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpite nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngrejmë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak. Ne kemi mbështetjen e banorëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët jashtë.

Të gjithë bashkë jemi për një qëllim. Kjo është ditë festë dhe ditë beteje kundër këtij regjimi. Vetëm ata në kohën e Enver Hoxhës silleshin në këtë mënyrë. Veprojnë natën në mënyrën më të turpshme. Po provokohemi çdo ditë nga policia.”- shprehen qytetarët.
Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të opozitës.

Një nga banorët theksoi se procesi i legalizimit tek “Unaza e Re” është bërë më miqësi dhe me ndërhyrje. Ai i bëri thirrje qeverisë të marrë masa sa nuk është bërë vonë.

“Legalizimet janë bërë me miqësira me ndërhyrje. Këtu ke një objekt që gjysma është e legalizuar dhe gjysma jo. Projekti të vijojë, por ne duhet të dëmshpërblehemi. Unzën e re e kemi ndërtuar ne, i bëj thirrje të mendoje mirë. Më mirë tani se më pas do të jetë vonë”, deklaroi protestuesi.Ndërkohë një tjetër protestues tha se ata do të tërhiqen kur të largohet oligarkia.

“Kur s’u tërhoqën dje që binte shi, si mund të tërhiqemi sot ne. Kur të tërhiqet oligarkia atëherë edhe ne do të tërhiqemi’- tha një tjetër protestues.