Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një postim në Facebook bëri të ditur se ka filluar largimi i familjeve të para nga banesat e tyre në zonën e Astirit që i kap gjurma e projektit të Unazës së Re dhe akomodimi i tyre në banesat sociale.
Familjet e para të cilat preken nga gjurma e Unazës së Re kanë filluar që të futen në banesat sociale në zonën e Shkozës. Veliaj ka publikuar mëngjesin e sotëm fotot nga familjet e para të cilat janë transportuar me automjetet e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës në apartamentet që janë mobiluar me të gjitha orenditë dhe me të gjitha pajisjet elektro-shtëpiake.
“Një fillim i ri për të gjithë! Familjet e para që preken nga projekti i Unazës lanë banesat primitive pa leje mbi kolektorë në gjurmë të rrugës, për një fillim të ri me banesa dinjitoze sociale.
Koha që njerëzit të bëjnë llogarite e tyre, jo të shqupit që i ka mish për top”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.