MENU
klinika

Ndeshja me Skocinë

Uzuni: Gol me Kombëtaren? Do ishte mrekulli

14.11.2018 - 14:12

Në radhët e Kombëtares shqiptare ka seriozitet dhe dëshirë për të kaluar me sukses Skocinë. Pas Frederik Veselit, radha për të folur në konferencën e ditës së sotme ka qenë e Myrto Uzunit. Ai është shprehur entuziast për sa i përket takimit me Skocinë, por edhe për përshtatjen me shokët e ekipit.

Si ndiheni tani që gjithë vëmendja është te ju?

Ndihem shumë mirë, por vëmendja nuk është tek unë, por te grupi. Shqipëria ka pikën e vet më të fortë grupin, gjithmonë kështu ka qenë.

Humbja në Izrael…

Ishte një ndeshje e mirë e jona, por fati nuk ishte në anën tonë. Nëse luajmë ndaj Skocisë në të njëjtën mënyrë, jam i bindur se do të fitojmë.

uzuni
uzuni

Këto dy ditë që keni folur me trajnerin në çfarë pozicioni e shihni veten?

Unë jam i gatshëm të luaj kudo, ku ekipi ka nevojë.

E ëndërron një gol me Kombëtaren?

Të shënosh me një klub është kënaqësi, por të shënosh me Kombëtaren bën krenarë gjithë Shqipërinë dhe familjen. Kjo është gjëja më e bukur.

Ndeshjet e fundit tifozët kanë munguar…?

Është e vërtetë, u bëj thirrje tifozëve se do të rikthehemi aty ku kemi qenë më parë.

myrto uzuni
myrto uzuni

Është e njëjta frymë me lojtarët e rinj dhe të vjetër?

Lojtarët me eksperiencë na kanë mbështetur. Jam ndjerë mirë brenda grupit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN