Sot, në Bularat zhvillohet ceremonia e varrimit të minoritarit grek që u vra nga forcat speciale të RENEA-s.
Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous ka shkuar sot në Bularat ku do të vizitojë familjen e 35-vjeçarit.
Kujtojmë se tre ditë më parë eurodeputetja qipriote tha se do ta çonte çështjen e Kacifas në Parlamentin Europian.
“E konsideroj detyrim moral të ngre cështjen ‘Kacifas’ si dhe te shkeljes së të drejtave të minoritarëve të zonës ne përgjithësi. Mund të arrestohej, por u vra. Ai u ekzekutua nga policia shqiptare, ndërkohë që nëse donte kishte mundësi dhe aftësi”, -u shpreh ajo ditë më parë.
Ndërkohë ajo komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ngjarjen.
“Le te jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron ‘ekstremist të marrë’ e jo Athina. Kam detyrim moral te hap çështjen e shkeljes së te drejtave dhe vrasjes së Kacifa në PE”, tha eurodeputetja.