Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, më të cilin ka biseduar për çështje bilaterale, rajonale dhe më gjerë.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar Sekretarin Pompeo për mbështetjen e Administratës Trump për Kosovën dhe për mbështetjen historike që populli amerikan i ka dhënë popullit të Kosovës.
Kosovë
Goran Rakiç, kryetari i Listës Serbe në një takim me politikanët lokal serb ka konfirmuar dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Rakiç ka konfirmuar këtë në një seancë të jashtëzakonshme që serbët mbajtën në veriun e Mitrovicës.
Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka cilësuar veprim të ngutshëm dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave veriore të Kosovës, ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët e veriut për vetëpërmbajtje, për një reagim të qetë dhe të ekuilibruar ndaj situatës së krijuar ditëve të fundit.
Sipas kryeparlamentarit Veseli, këto dorëheqje janë të dëmshme për qytetarët e këtyre komunave si dhe për klimën e marrëdhënieve mes komuniteteve në Kosovë.
Serbi
Pothuajse të gjitha gazetat në Beograd kanë në pasqyruar në numrin e sotëm takimin e Qeverisë së Kosovës me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë, që ndodhi dje në qytetin e Pejës.
Gazetat serbe kanë shkruar rreth bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.
Maqedoni
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi për pasdite në ora 17:00 caktoi seancë plenare ku deputetët duhet të deklarohen për rekomandimin e Komisionit për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit për largimin e mandatit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, me kërkesë nga gjykata për shkak të caktimit të masës paraburgim.
Vendimi për marrjen e mandatit merret me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Serbi
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, se “vrau konceptin e bashkëpunimit rajonal”, me deklaratat e tij në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës dje në Pejë.
Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Crnadkom, ai dënoi ashpër deklaratat e bëra nga zyrtarët shqiptarë, duke thënë se kjo konfirmon se politika “shqiptaro-madhe” është e dukshme.
Kosovë
Alma Lama, ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes dhe me pas edhe e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ishte emëruar ambasadore në verën e vitit 2016, nuk do të jetë ambasadore e Kosovës në Itali.
Dokumenti i nënshkruar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, tregon dekretin ku urdhërohet tërheqja e saj nga posti i ambasadores. /Konica.al/