MENU
klinika

Largimi i kryetarëve

Veseli fton për qetësi në veri të Kosovës

27.11.2018 - 13:59

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka cilësuar veprim të ngutshëm dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave veriore të Kosovës, ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët e veriut për vetëpërmbajtje, për një reagim të qetë dhe të ekuilibruar ndaj situatës së krijuar ditëve të fundit.

Sipas kryeparlamentarit Veseli, këto dorëheqje janë të dëmshme për qytetarët e këtyre komunave si dhe për klimën e marrëdhënieve mes komuniteteve në Kosovë.

Kosovë/ Konfirmohet dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore konica.al
Kosovë/ Konfirmohet dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore konica.al

Dorëheqja e katër kryetarëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës është një vendim i ngutur dhe i dëmshëm për qytetarët e këtyre komunave si dhe për klimën e marrëdhënieve mes komuniteteve në Kosovë. Ftoj të gjithë qytetarët e veriut për vetëpërmbajtje, për një reagim të qetë dhe të ekuilibruar ndaj situatës së krijuar ditëve të fundit”, ka thënë Veseli.

Veseli ka theksuar se Kosova është e angazhuar që të respektojë të drejtat dhe interesat e çdo shtetasi të saj dhe sipas Veselit, problemet duhet të zgjidhen në mënyrë të matur dhe vetëm nëpërmjet rrugëve politike dhe dialogut. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë