Sot në konferencën për shtyp në rezidencën e Kombëtares shqiptare e kanë pasur radhën dy futbollistë, Myrto Uzuni dhe Frederik Veseli. I fundit vjen pas një dëmtimi dhe me siguri nuk do të ketë shumë hapësira, megjithatë, ai është gati…
Dëmtimi – “Jam kthyer nga dëmtimi para 2 javësh dhe mendoj se jam gati për Kombëtaren. Mendoj se mund të jap maksimumin, nëse më përdor trajnerin”.
Kritikat e Panuccit – “I kemi marrë disa gola që mund t’i evitonim. Kemi disa gjëra pozitive dhe disa negative. Duhet t’i përmirësojmë gabimet dhe shpresoj të gjejmë rrugën e sukseseve”.
Krahu i djathtë – “Kam luajtur djathtas shumë herë. Nëse më përdor trajneri aty, do të jap maksimumin. Varet nga trajneri, unë do mundohem të jap maksimumi”.
Mbrojtja – “Besoj se individualisht jemi në moment të mirë dhe në mbrojtje dhe përpara. Grezda ka shënuar, Gjimshiti po, Mavraj dhe Binaku po luajnë. Shpresoj që ky moment pozitiv nga secili prej nesh na shtyn përpara dhe shpresoj të marrim një rezultat pozitiv”.
Tifozët – “Ne si skuadër kemi entuziazëm, pasi dhe jashtë futbollit jemi shumë shokë. Kur grumbullohemi gëzohemi të gjithë. Ana profesionale është më e rëndësishme, pasi meritojmë më shumë se vendi i tretë.
Shpresojmë të marrim maksimumin për të pasur një ecuri të mirë në kualifikuese. Jemi të gjithë me shumë dëshirë për të shkuar në Europian. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Shpirti i grupit na mban bashkë dhe na bën të ecim përpara”.
Skocia – “Nuk besoj se do të ndryshojmë gjithçka. Ne duhet të marrim parasysh dhe lojën tonë, duhet studiuar edhe loja e kundërshtarit. Ne duhet të ndjekim strategjinë e trajnerit. Ne mundohemi të punojmë shumë dhe të jemi serioz”.
Presion – “Ne nuk kemi presion për të rënë një vazo më poshtë. Ne kemi mentalitet për të arritur vendin e dytë dhe e synojmë atë. Besojmë se duhet të mbajmë këtë drejtim”.