MENU
klinika

Detajet

Vrasja e Fatos Ferracakut, zbarkojnë në Shkodër drejtues të Policisë së Shtetit

15.11.2018 - 10:17

Krimi tronditi sërish dje qytetin e Shkodrës. Në një atentat me armë zjarri mbeti i vrarë Fatos Ferracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Markata, në lagjen “Partizan”, pak metra larg vendit ku iu vu tritol të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla, më 13 janar 2018. Viktima dhe i plagosuri ishin të dy tregtarë peshku.

Një ditë pas vrasjes, në qytetin verior kanë zbarkuar zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe një prokuror i Krimeve të Rënda.

Nga Tirana ka shkuar drejtori i Krimeve Niko Brahimi, nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë dhe drejtor për rendin Gjovalin Loka, njëkohësisht ish drejtor në policinë vendore të Shkodrës dhe një prokuror i Krimeve të Rënda. Fillimisht po analizohet nëse ngjarja e një dite më parë duhet të bashkëlidhet në një procedim për tek Krimet e Renda.

Po ashtu krerët e lartë ndodhen në policinë vendore të Shkodrës për të analizuar dhe thelluar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë për zbardhjen e plotë të saj.

Ende policia nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e Verracakut dhe plagosjen e Mehaj, të cilët u qëlluan nga një person ndërsa një tjetër e priste atë me motor dhe pak pas krimit u larguan nga vendi i ngjarjes.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës