Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një takimi në Beograd me kongresistin amerikan Ted Poe, ka folur për nevojën e arritjes së një zgjidhje kompromisi për Kosovën përmes dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
Vuçiç ka shprehur kënaqësinë që Administrata amerikane mbetet e hapur dhe e gatshme të shqyrtojë të gjitha propozimet, në mënyrë që të shfrytëzojë mundësinë ekzistuese për të arritur një kompromis.
Sipas Zyrës së Presidentit Vuçiç, Poe ka mbështetur qëndrimin që Kosovës dhe Serbisë duhet t’i jepet kohë dhe hapësirë për të arritur një marrëveshje të përbashkët.
Vuçiç potencoi letrën, të cilën kongresisti Poe, bashkë me me shtatë kolegë nga Kongresi Amerikan, ia kanë dërguar Sekretarit të Shtetit, Pompeu, si një shembull i një qasjeje serioze ndaj situatës në Ballkanin Perëndimor. /Konica.al/