MENU
klinika

Kaloi nga Hani i Hotit

Gruevski u arratis nga Shqipëria

15.11.2018 - 17:28

Sistemi i njohur për iTIMS, ka zbuluar skemën që përdori ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, për tu larguar nga Maqedonia.

Mësohet se Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.

DASH: Gruevski ta bëjë burgun në Maqedoni konica.al
DASH: Gruevski ta bëjë burgun në Maqedoni konica.al

Gazeta “TemA” mëson se ish shefi i qeverisë së Maqedonisë ka përdorur automjete që i përkasin ambasadës hungareze në Tiranë për t’u larguar.

Referuar sistemit TIMS, “TemA” konfirmon se, “Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A. Automjeti i përket ambasadës Hungareze në Tiranë”, shkruan “TemA”.

Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg. Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur 300,000 votues janë baraz me 9 deputetë

Arrestimi i Gruevskit, si kripa në sallatën maqedonase