Sipas “Transfermarkt”, kjo do të ishte radhitja e lojtarëve më të shtrenjtë në 2018-ën, me të cilët do të formohej top-formacioni më i kushtueshëm i vitit kalendarik që po lëmë pas.
Bëhet fjalë për lojtarët më të shtrenjtë në rolet e kësaj 11-sheje të ëndërruar nga cilido klub në botë; nga porta deri në sulm, sipas një moduli jo fort të përdorshëm sot, 3-5-2. Sigurisht, nisur nga vitet që tashmë kanë mbi supe, nuk figurojnë as Leo Messi dhe as Cristiano Ronaldo në të.
Sikurse mund ta shihni edhe në videon shoqëruese të shkrimit, të përgatitur nga spanjollja “AS”, ky formacion do të përbëhej nga këto emra: Oblak – 80 milionë euro; Koulibaly – 60 milionë euro;
Varane – 80 milionë euro; Umtiti – 70 milionë euro; Milinkovic Savic – 90 milionë euro; De Bruyne – 150 milionë euro; Coutinho – 150 milionë euro; Mbappe – 200 milionë euro; Neymar – 180 milionë euro; Griezmann – 150 milionë euro dhe Kane – 150 milionë euro.