MENU
klinika

Nga Ronaldo, te Shaqiri

15 transferimet më të mira të vitit 2018

29.12.2018 - 19:08

Viti 2018 shënon një nga kulmet e transferimeve të viteve të fundit, pasi Cristiano Ronaldo, 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, la Real Madrid, për të kaluar te Juventus. Por në merkato ka pasur edhe lëvizje të tjera mjaft të sukseshme.

Histori si ajo e Francesco Tottit vështirë të përsëriten, kur një futbollist joshet me miliona nga klubi më i madh në botë, Real Madridi, dhe ai nuk heq dorë nga ngjyrat e zemrës. “Goal.com” ka përmbledhur 15 transferimet më të rëndësishme të këtij viti që po lëmë pas.

1.Thomas Lemar (Monaco -Atletico Madrid) 

Ish-mesfushori i Monacos nuk kishte mbështetjen e tifozëve gjatë verës, kur u bë e qartë se koha e tij në “Principatë” kishte mbaruar. Atletico Madrid fitoi garën për Lemar dhe ai u bë vlerë e shtuar në formacionin e Simeone, sidomos falë shkathtësisë dhe mundësisë për të luajtur në të dy krahët.

lemar
lemar

2.Daley Blind (Manchester United – Ajax) 

28-vjeçari Blind ka spikatur me përvojën në ndihmë të talenteve të rinj, si Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong. Gjithmonë i pranishëm në Champions dhe “Eredivisie”, deri më tani, Blind i ka justifikuar 16 milionë eurot e paguara në verë te Manchester United.

blind
blind

3.Andre Silva (Milan – Sevilla)

Milani duhet të jetë penduar që vendosi ta huazojë sulmuesin e vet portugez te Sevilla për një sezon, pasi Silva ka shkëlqyer në La Liga. Ai ka bërë shumë më tepër se në sezonin e kaluar debutues në “San Siro”. Portugezi është golashënuesi më i mirë i Sevilla në La Liga, me tetë gola deri më sot, duke i ndihmuar andaluzianët të zënë vendin e tretë në klasifikim.

andre silva
andre silva

4.Joao Moutinho (Monaco – Wolves)

Fitues i titullit në Portugali dhe Francë, me krenarinë e kampionit në “Euro 2016”, Moutinho është një konkures i fortë, i mësuar me luftën për medalje. Ai mund të mos shohë shumë gjëra të tilla në “West Midlands”, por mesfushori 32-vjeçar është duke bërë mirë në klubin e tij të ri.

moutinho
moutinho

5.Andre Gomes (Barcelona – Everton) 

Blaugranët vendosën ta largojnë portugezin. Evertoni u tregua i gatshëm ta merrte dhe deri më tani duket i kënaqur. Gomes ka shfaqur vlerat, që nuk i mungojnë, në “Goodison Park”.

andre gomes
andre gomes

6.Krzysztof Piatek (Cracovia – Genoa) 

Pasuesi i pashmangshëm i ardhshëm i Robert Lewandowski te Polonia, i cili ka spikatur ndoshta në mënyrë të parakohshme në Serie A. Një gjë është e sigurt: Krzysztof Piatek është zbulimi i vitit në kampionatin italian. Genoa pagoi vetëm 4 milionë euro për shërbimet e polakut, ndërsa ai ka shënuar 13 gola në 17 ndeshje të luajtura në garën më të lartë italiane.

piatek
piatek

7.Arthur (Gremio – Barcelona) 

Barcelona ishte në kërkim të një zëvendësuesi për Andres Iniesta. Dhe kishte pikasur te Gremio, gjatë “Copa Libertadores” për vitin 2017, një mefushor si Arthur. Akordi ishte arritur më herët, por transferimi i lojtarit në “Camp Nou” u mbyll këtë verë.

arthur
arthur

8.Xherdan Shaqiri (Stoke – Liverpool) 

Ndër arritjet e tij të tjera në sezonin e parë te Liverpool, Xherdan Shaqiri do të mbahet mend si njeriu, që më në fund rrëzoi Mourinhon nga stoli i “Djajve të Kuq”. Shqiptari i kombëtares së Zvicrës erdhi nga stoli, por realizoi dy gola ndaj Manchester United, duke i dhënë goditjen fatale trajnerit portugez. Gjithsej, Shaqiri ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre asiste.

shaqiri
shaqiri

9.Rodrigo (Villarreal – Atletico Madrid)

Rodrigo u kthye në Madrid këtë verë, për ta sprovuar veten më shumë. Deri më tani i ka ecur mirë, duke marrë parasysh 20 milionë eurot fillestare të shpenzuara nga Diego Simeone. 22-vjeçari ka fituar vendin e titullarit në ekipin e parë të Atletico Madrid dhe ka qëndruar aty edhe në sfidat e Champions-it.

rodrigo
rodrigo

10.Felipe Anderson (Lazio – West Ham) 

36 milionë paund të shpenzuar nga West Ham për të marrë brazilianin në lindje të Londrës tregojnë se kemi të bëjmë me një nga goditjet e merkatos së kësaj vere. Felipe e ka treguar veten me tetë gola të shënuar dhe dy asiste, deri tani, në këtë sezon, duke e ndihmuar ekipin e tij të ri drejt rezultateve pozitive.

felipe anderson
felipe anderson

11.Paco Alcacer (Barcelona – Dortmund)

U konsiderua zhgënjim në “Camp Nou”, për shkak se nuk shënoi në mënyrë të rregullt. Për pasojë, pak vetë u habitën, kur panë që Paco të largohej gjatë merkatos së verës. Mirëpo, që nga mbërritja në Gjermani, sulmuesi ka provuar se dyshimet ndaj tij ishin të gabuara, duke shënuar 12 gola në Bundesliga, për ta udhëhequr Borussia Dortmundin në krye të tabelës së klasifikimit.

alcacer
alcacer

12.Cristiano Ronaldo (Real Madrid – Juventus)
Aftësitë e jashtëzakonshme të Ronaldos në këtë moshë nuk ishin aspak befasuese, por edhe Juventusi duhet të jetë i kënaqur me zhpenzimin e bërë, plot 100 milionë euro, për ta marrë yllin portugez nga Real Madrid në verë. Tifozët e Juves e kanë futur tashmë në zemrat e tyre.

ronaldo
ronaldo

13.Lucas Torreira (Sampdoria – Arsenal)

22-vjeçari uruguajan i Arsenalit ishte i panjohur para Kupës së Botës, edhe pse talenti i tij kishte dalë në pah te Sampdoria, për vite me radhë. Megjithatë, paraqitja që bëri në “Rusia 2018” e bindi Arsenalin për të lëvizur dhe për ta blerë mesfushorin. Dhe ai e ka shlyer besimin.

lucas torreira
lucas torreira

14.Joao Cancelo (Valencia – Juventusi) 

Ndërsa ardhja e Ronaldos në Torino eklipsoi merkaton e verës në Serie A dhe në të gjitha kampionatet, një tjetër portugez u ble nga Juventusi, paralelisht. Cancelo ka qenë asgjë më pak se një zbulim i madh, që nga ardhja prej Valencias, duke bërë Dani Alves-in e madh me paraqitjet e shkëlqyera në krahun e djathtë të mbrojtjes bardhezi.

joao cancelo
joao cancelo

15.Alisson (Roma – Liverpool) 

Duke vuajtur me portierët e nivelit të dytë në të kaluarën, Liverpool duket se ka goditur me blerjen në këtë pozicion. Alisson u bashkua me “Reds” nga Roma për një shifër të majme prej 65 milionë paund, gjatë verës Me paraqitjet e bëra, braziliani i ka kënaqur menjëherë tifozët në “Anfield”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN