Menu

Përmbledhja ditore e rajonit

A do të nënshkruhet marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë?

30.12.2018 - 17:05

Serbi

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur gatishmërinë për të organizuar një ceremoni për të nënshkruar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Në një intervistë për gazetën Politika, ai u pyet nëse do të ketë ndonjë rezolutë tjetër që në Këshillin e Sigurimit do ta zëvendësonte Rezolutën 1244 dhe se nëse mund të bëhet para se të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë.

Kosovë

Kosova dhe Shqipëria kanë filluar me zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

Serbi

Kosova dhe Shqipëria kanë filluar me zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit. E ky vendim ka ngjallur reagime të ashpra në Serbi.

Deklarata e Ramush Haradinajt dhe vendimi i Republikës së Shqipërisë për heqjen e kufirit tregojnë natyrën e vërtetë dhe të lartë të regjimit në Prishtinë”, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, shkruan Tanjug.

Kosovë

Kosova dhe Serbia në dialogun që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duhet të arrijnë një marrëveshje gjatë vitit të ardhshëm, në të kundërtën, mund të mbetet konflikt i ngrirë. Kështu mendon politologu, Ramush Tahiri.

Ai mendon se secila marrëveshje duhet ta ketë të përfshirë çështjen e kufirit. Në këtë pikë, ai thotë se mund të ketë disa kritere.

Greqi

Për miqësinë në mes dy popujve, për efektet pozitive në të dyja vendet çka do t’i sjell Marrëveshja e Prespës, i sqaron ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.

E ardhmja i takon miqësisë sonë”, është mesazhi i Kotzias. /Konica.al/