MENU
klinika

Maqedonia në zgjedhje

Analistët kundër zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni

27.12.2018 - 10:59

Analistët në Maqedoni thonë se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk është në interes as të partive politike në pushtet, të cilat presin të bëhen të dukshme rezultatet e politikave të Qeverise pasi të përfundojë procesi i zgjidhjes së kontestit me Greqinë për çështjen e emrit, e as në favor të opozitës maqedonase, e cila tani është më shumë se kurdoherë e përçarë.

Ideja për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është diskutuar në opinion si mundësi për të arritur censusin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të shtetit prej 40 për qind, në rast se opozita në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të fshehtë, bojkoton zgjedhjet si në rastin e referendumit për Marrëveshjen për emrin.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka refuzuar gjatë të mërkurës të komentojë çështjen e censusit, duke theksuar se është i fokusuar te ndryshimet kushtetuese, të cilat, siç është shprehur ai, kanë peshën më të madhe, për momentin.

Besoj se pas festave dhe pas seancës që është caktuar më datë 9 janar, atëherë do të hapim këto tema dhe do të ju përgjigjemi këtyre pyetjeve. Por, përgjigja ime është se, besoj që 40 për qind e censuesit do të arrihet në këtë sfidë konkurruese mes më shumë kandidatëve, jo vetëm Qeveri dhe opozitë, ose majtistët dhe djathtistët”, është shprehur Zaev.

Ndërkohë, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi të martën ka bërë të ditur se me 2 ose 3 shkurt të vitit të ardhshëm do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale, të cilat do të duhet të mbahen kah fundi i marsit ose në fillim të prillit të vitit të vitit 2019. /Konica.al/

“Të bëhet një traktat i paqes Kosovë - Serbi”

Sinjalet për sulme në Veri, ministri Maqendonci ngre alarmin

"Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”!"

Censi/ Reagon ashpër Shkupi: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta!

“Nuk ka minoritet bullgar, të ribëhet regjistrimi“

Maqedonasit, kundër censit në Shqipëri