MENU
klinika

Deklarohet Tsipras

‘Marrëveshja e Prespës shpëtoi Maqedoninë greke’

15.12.2018 - 13:15

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, tha se me Marrëveshjen e Prespës, e majta nuk e ka dorëzuar, por e ka shpëtuar trashëgiminë kulturore dhe historike të Maqedonisë greke.

Ai mbrëmë nga Selaniku, gjatë organizimit të një ngjarjeje nga partia Syriza, shtoi se pas 25 vjetëve nacionalizëm nga të dyja vendet kanë penguar çdo përpjekje për zgjidhje, ndërsa ata arritën zgjidhje.

Qytetarët të Selanikut, maqedonas dhe maqedonase, tani është koha për nacionalizëm të logjikshëm, por jo edhe për nacionalizëm të ndjeshëm. Sepse Marrëveshja e Prespës i jep fund provokimeve për Maqedoninë antike greke. E mbyll përfundimisht paradoksin dhe irredentizmin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në mënyrë të qartë, me çka nga këtu edhe më tej do të vendosen edhe në Kushtetutën e vendit fqinjë”, tha ai.

Ai shtoi se kur vendi fqinjë t’i përmbush të gjitha obligimet nga marrëveshja, atëherë ajo të integrohet në organizatat ndërkombëtare dhe në nivel botëror do të njihet me emrin e ri. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Marrëveshja e Prespës duhet zbatuar