Pasi arritën marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve, mediat rozë “i kanë gjetur” tashmë edhe një të dashur Angelina Jolie pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Brad Pitt.
Aktorja hollivudiane dyshohet se filloi një marrëdhënie me një koleg, të cilin e ka mik të mirë ndër vite. Ajo thuhet se ka gjetur ngushëllim në aktorin e famshëm hollivudian, 43-vjeçarin Jared Leto.
Ata kanë qenë miq të mirë për vite, por duket se pak më shumë se miqësia ka lindur mes tyre. Burimet thonë se çifti shpesh shihet kohët e fundit për shkak se aktori i ofroi një rol aktores në një film në të cilin po punon.
Megjithatë, këto mbeten të gjitha për t’u konfirmuar derisa njëra nga palët ta pranojë.