MENU
klinika

Ekzekutimi i dy të rinjve

Atentati në Laprakë/ I riu në gjendje kome

26.12.2018 - 20:19

23 vjeçari që ka mbetur i plagosur nga atentati me armë në zonën e Laprakës është në gjendje kome, në spitalin e Traumës.

Mësohet se i riu Eriol Bengo ka marrë një plumb në pjesën e shpatullës.

Dyshohet paraprakisht se dy persona të maskuar u ngritën pritë të plagosurit dhe vajzës 17 vjeçare që gjeti vdekje disa minuta pas krimit. Ndaj të rinjve u derdhën breshëri automatiku, ndërsa ishin brenda makinës së tyre.

vrasja-ne-laprake-konica.al

“Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç. Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve përreth.