MENU
klinika

Video e gafës së portierit

Autogoli më i çuditshëm vjen nga Serie B

28.12.2018 - 14:32

Është regjistruar një nga autogolat më të habitshëm që janë shënuar ndonjëherë. Java e 17-të e Serie B italiane u mbyll me jo pak çudi në fushën e blertë dhe ishte takimi Palermo-Ascoli, ai që ka marrë vëmendje të gjerë nga mediat italiane dhe jo vetëm.

Shkak për këtë vëmendje është bërë një autogol i shkaktuar në minutën e 26-të nga portieri i Ascoli-t. Njëri nga mbrojtësit e Ascoli-t e ka kthyer topin te portiere, të cilit fillimisht i ikën nga këmba, por gjithsesi e arrin sërish.

Në tentativë për të dribluar një kundërshtar që po i bënte presion, ai nuk e ka llogaritur hapësirën, duke shënuar në portën e tij një autogol mjaft të çuditshëm.

Më pas, në pjesën e dytë, vendësit e Palermo-s kanë arritur të shënojnë edhe dy herë të tjera, duke e blinduar në këtë mënyrë vendin e parë në klasifikim. Sakaq, Ascoli renditet në vendin e 11-të me 21 pikë, plot 13 më pak se Palermo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN