Nuk do të luhet asnjë një ndeshje në La Liga, të paktën për këtë sezon. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Barcelona njoftoi se bordi drejtues ka vendosur që të refuzojë kategorikisht zhvillimin e ndeshjes kundër Girona në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo ndeshje ishte në program për datën 26 janar të vitit të ardhshëm. Klubi blaugrana ka vendosur me argumentin: “Shkon përtej vullentit të tyre për të luajtur, pasi dihet mungesa e konsensusit në të gjithë La Liga-n, mbi këtë propozim”.
Nga ana tjetër, klubi katalanas bën të qartë: “Jemi të gatshëm të udhëtojmë drejt Miami që të zhvillojmë një ndeshje të La Liga dhe pranojmë që të gjitha përfitimet nga e drejta televizive të ndahen mes klubeve të divizionit të parë dhe të divizionit të dytë.
El Barça deja sin efecto su disposición de jugar en Miami. Consulta toda la información ? https://t.co/u1DyYNUOM4
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) December 10, 2018
Megjithatë, Barça mendon se ky projekt do të dështojë, në rast se nuk do të arrihet marrëveshja mes të gjithë aktorëve të përfshirë”. Pra, Barcelona nuk kërkon të bëhet “delja e zezë”, duke dalë e vetme në një “betejë” që nuk është e saja.