MENU
klinika

Unaza e Re

Basha paralajmëron fakte të reja për aferën korruptive

18.12.2018 - 18:00

Banorët e zonës së Astirit janë në ditën e 46-të protetës, dhe pjesë e tyre është bërë edhe lideri i PD-së, Lulzim Basha.

Në ditën e 46 të protestës, Basha paralajmëroi se nesër PD do publikojë fakte dhe dokumente të asaj që ai e quan aferë korruptive.

Sipas Bashës, Rama jo vetëm që ka dashur të vjedhje 40 mln euro nga buxheti i shtetit, por do të ndërtojë pallate.

basha
basha

“Kjo është aferë korruptive. Kjo që them sot nuk është thjesht një gisht akuze ndaj Ramës. Çdokush e di që i vetmi njeri që mund të vërë në lëvizje ARRSH, ministrinë, bashkinë dhe ti lidhë veshët dhe sytë Arta Markut këtë qytetarët e dinë fare mirë.

Nesër do publikojmë një pjesë tjetër të kësaj afere korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhës mbi 40 mln euro nga buxheti, por mbi këto rrënoja do të ndërtojë pallate shumëkatëshe.

Nesër PD me dokumente do të tregojë se si Rama dhe Veliaj ndryshuar planin urbanistik për t’i dhënë një personi i dënuar me 21 burg lejet për të ndërtuar pallate ku do prishen shtëpitë. Këto do prisheshin që të ndërtojë pallate një person për të pastruar parat e drogës. Ai që do të ndërtojë këtu është Edmond Bego.

Mosveprimi i Prokurorisë tregon kapjen nga Edi Rama. Në kushtet kur Prokuroria nuk vepron, qytetarëve u ka mbetur vetëm rruga e protestës”– tha Basha.