MENU
klinika

Banorët e Astirit

‘Unaza e Re’/ Banorët: Studentët janë frymëzimi ynë

09.12.2018 - 18:06

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar anulimin e projektit të “Unazës së Re”, i cili parashikon të shemb shumë banesa.

Ata e kanë cilësuar këtë projekt hajdutesh, ndërsa thirrjet e banoreve janë drejtuar edhe kundër kryeministrit Rama duke kërkuar largimin e tij.

Gjithashtu banorët lëshuan thirrje të forta për drejtuesit e makinerive duke i kërcënuar se po afruan makineritë, do t’i djegim me benzinë.

Me thirrjen ‘Shtëpitë do t’i mbrojmë me gjak’, protestuesit kanë shprehur mbështetjen edhe për studentët, duke i cilësuar ata si shpirti i tyre.

Studentët janë shpirti ynë. Rama do të ngelë në klasë në qershor. Nuk do të marrë votat tona. Kjo qeveri ka ngelur dhe po e ndjen frikën që ka. Do të të rrëzojmë në dhjetor, o Edvin o Krye horr”, thanë protestuesit.