MENU
klinika

Bashkimi me studentët

Basha thirrje banorëve të Astirit: Nesër para Kuvendit

19.12.2018 - 17:50

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte i pranishëm përsëri mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re për të shprehur protestën bashkë me banorët kundër prishjes së banesave dhe kundër projektit të Unazës së Madhe.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin nesër në protestë e t’iu bashkohen studentëve. Ai kërkoi nga qytetarët të mblidhen tek Kuvendi dhe nga nesër të nisin rezistencën.

“Sot ju e keni parë se si plani urbanistik i Tiranës është ndryshuar nga Veliaj dhe është miratuar nga Edi Rama. Ndryshimi i këtij plani konsiston në ndryshimin rrjedhjes së Lumit të Lanës.

Në fakt është një bandë që nuk ka asnjë qëllim për vendin përveç grabitjes. Kjo është arsyeja pse këta njerëz janë në protestë.
Shqipërinë e konsiderojnë thejsht dhe vetëm si një koloni ku grabisin gjithçka dhe deri në palcë qytetarët. Nuk është vetëm një çështje tarifash. Është çështja e një sistemi të ngritur nga Edi Rama ku politikanë, kriminelë e pedagogët të korruptuar kanë në dorë fatin e 140 mijë të rinjve e qindra mijëra të tjerëve që do vijnë.

Ata nuk mund të jenë peng i kësaj klike të korruptuar.

Megjithë këto të zeza që do kishin rrëzuar çdo qeveri europiane sot dua të ndaj me shqiptarët dy lajme të mira.
Nuk ka rrugë tjetër veç përballjes. E patë si ishte katandisur sot Edi Rama në Vlorë. E ka kuptuar se askush nuk ia blen më gënjeshtrat.

Nuk e beson më askush. Kanë vendosur të mos negociojnë sepse e kanë kuptuar se ky o do përpiqet t’i blejë negociatorët ose do i mashtrojë. 60 mln euro është afera Veliaj-Bego.

E keni parë deklaratën e Lei Fenit? Planin urbanistik kush e ndryshoi. 200 familje të nxirren në rrugë që të pastroheshin 60 mln euro të drogës e krimit. Shteti ka rënë, gjykata kushtetuese ka rënë, prokuroria ka rënë. E vetmja rrugë është ajo e përballjes. Iu bëj thirrje qytetarëve të bashkohen nesër me studentët masivisht para Kuvendit. të nisim nga nesër rezistencën”, deklaroi Basha.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës