MENU
klinika

Bundesliga, Java 16

Borussia Dortmund pëson humbjen e parë

18.12.2018 - 22:24

Është dashur java e 16-të në Bundesliga që Borussia e Dortmundit të thyhet për herë të parë. Dusseldorf ka fituar 2-0 në shtëpi përballë kryesuesve dhe tashmë diferenca ngushtohet në 6 pikë me M’Gladbach të vendit të dytë, me të cilin do të ndeshet në fundjavë. Gëzon edhe Bayern Munchen…

Dortmund ka qarkulluar më mirë topin, por vendasit kanë luajtur me zemër dhe ishin shumë agresiv. Në minutën e 22-të Lukebakio shënon golin e parë, duke e mbyllur 1-0 pjesën e parë.

Në të dytën, kur pritej që verdhezinjtë të gjenin golin e barazimit, Zimmer në minutën e 56-të ka dyfishuar për vendasit, duke sjellë edhe njëfarë tensioni në radhët e Dortmund, që fillojnë të organizohen pas minutës së 65-të.

Dhe miqtë shpërblehen në minutën e 81-të. Alcacer shënon për Dortmund, duke ngushtuar diferencën në 2-1. Ishte goli i 12-të për Alcacer, që kryeson golashënuesit, me 2 gola më shumë se 4 ndjekësit e tjerë me 10 gola. Gjithsesi, Dortmund nuk arriti të shënojë të paktën golin e barazimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN