MENU
klinika

Premier League, Java 16

Chelsea i shkakton humbjen e parë Cityn

08.12.2018 - 20:30

Është dashur java e 16-të që Manchester City të pësonte humbjen e parë në kampionat, që i ka kushtuar edhe kreun e Premier League. Chelsea ka fituar 2-0 në “Stamford Bridge”, duke hapur plotësisht garën për titullin.

Chelsea ka tentuar të guxojë më tepër, duke parë mundësitë e shpërdoruara të miqve. Dhe në minutën e fundit të pjesës së parë arrin të shënojë gol me goditjen e parë në kuadrat. Eden Hazard pason për Cante brenda zones, i cili bën një goditje të bukur, e pakapshme për Ederson.

Pas pushimit Willian ka një mundësi të mirë nga një goditje standarde, por topi pritet këtë herë nga portieri brazilian. Vendasit arrijnë t’i neutralizojnë me zotësi kundërshtarët gjatë pjesës së dytë, duke mos u lejuar të bënin raste si ato në pjesën e parë.

Sfida mbetet e luftuar, por ndalet më shpesh sesa duhet për shkak të faulleve të shumtë të shkaktuar nga të dyja krahët. Në minutën e 78’ erdhi goli i nokautit për miqtë. Eden Hazard fut një top të rrezikshëm në zonë nga këndi dhe gjen David Luiz që e dërgon në rrjetë me kokë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN