MENU
klinika

Nga Bregu i Fildishtë, te Champions

Didier Drogba, afrikani me më shumë trofe

23.12.2018 - 21:44

Futbolli në Afrikë ka nisur të ndërkombëtarizohet në vitet 70’, kur për herë parë merr pjesë në Botëror një ekip nga ky continent. Por më pas shumë yje futbolli kanë dalë nga ky Afrika, që kulmon me “Topin e Artë” të fituar nga George Weah në mesin e viteve 90’

Për Afrikën është shkruar shumë dhe vijon të shkruhet, shumë e cilësojnë si bota e tretë, por për personazhin tonë na mjafton një faqe. Sepse historia e tij Didier Drogba duhej të ishte film e jo libër.

VENDLINDJA – Abidjan është një qytet afrikan më shumë se çdo tjetër. Zhurmë, parregullsi, kaos. Ndodhemi në Bregun e Fildishtë, aty ku me ardhjen e kolonializmit dhe që ende sot, vazhdon të mos dorëzohet në rrugën për zhvillim. Një rritje e pakontrolluar hap pas hapi, ashtu si ndodh zakonisht, duke prekur të gjitha fshatrat përreth.

Një nga këto është Yopoungon, që sot numëron më shumë se 1 milionë banorë dhe që nga këtu mori zanafillë udhëtimi i një futbollisti që do të shkruante historinë.

11 mars 1978, vjen në jetë një nga shumë fëmijët e këtij fshati. E ëma, që ka një simpati për presidentin jugosllav Josip Broz, e quan “Tito” kur vrapon pa rreshtur në rrugët e shkreta dhe me pluhur të rrethinave të Abidjan.

Janë vitet e fundit të shpërthimit ekonomik që ka prekur Bregun e Fildishtë, duke nisur nga Pavarësia në vitin 1960 dhe që çoi vendin në olimpin e vendeve të zhvilluara me pasuri të mesme.

FRANCA – Djaloshi i ri niset për në Francë, ku shkon të jetojë me xhaxhain, Michel Goba, futbollist profesionist. Por, nostalgjia për shtëpinë është e fortë, shumë e fortë për të mos e detyruar të kthehet në vendlindje.

Kthehet dhe gjen krizën që sapo ka nisur: varfëria godet Bregun e Fildishtë dhe bien kështu edhe çmimet e eksportimeve që çojnë shtetin të bjerë në kolaps. Prindërit e tij, punonjës banke, humbasin vendin dhe nuk shohin asnjë shpresë për djalin e tyre, duke e ridërguar në Francë.

Në 1993 bashkohen me të, në Antony, disa km larg Parisit, ku dashuria për topin ka fillimin e saj. Didier Drogba, “elefanti” i Bregut, e ngriti noçkën më lart nga sa pritej.

CHELSEA – Afrikani më fitues dhe i madh i historisë. Një pjesë e zemrës i mbeti në Londër te Chelsea, aty ku gjeti oazin e tij, aty ku për nëntë vjet shënoi dhe festoi, ndërsa kapitulli më i bukur është Champions i fituar me Roberto di Matteo, trajneri që sot është pa punë, por që i dha bluve trofeun më të ndjekur dhe dëshiruar të epokës Roman Abramovich.

Tani është 40 vjeç dhe erdhi momenti për të thënë mjaft, pas aventurës në Kanada, me Montreal Impact. Në Kinë mund të jetonte si mbret, por niveli i dobët i përshkroi tej për tej emocione brenda trupit duke e shtyrë që më mirë të tërhiqet sesa të luajë thjesht për të marrë dhe ca pará më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN