Borussia Dortmund ka lënë menjëherë pas humbjen në mesjavë në Dusseldorf, duke fituar 2-1 në javën e fundit të fazës së parë ndaj M’Gladbach. Ky sukses merr rëndësi pasi është arritur ndaj vendit të dytë, ndërsa verdhezinjtë janë në pritje të ndeshjes së Bayern Munchen.
Nuk ka qenë një fitore e lehtë e vendësve verdhezinj. Monchegladbach ka treguar se jo më kot ndodhet në vendin e dytë. Dortmund ka dominuar, por goli i avantazhit ka ardhur vetëm në fundin e pjesës së parë.
Reus depërton mirë nga e majta dhe jep një top në qendër të zonës për Gotze (zuri vendin e Alcacer të dëmtuar), më pas pason për Sancho dhe ky i fundit në një kënd të vështirë realizon golin e parë për Dortmund në minutën e 42-të.
Gjithsesi, Kramer vendos ekulilibrat në minutën e fundit të pjesës së parë, duke e mbyllur në barazim 1-1 këtë pjesë. Pjesa e dytë vijon me të njëjtin ritëm dhe këmbëngulja e vendasve shpërblehet në minutën e 54-t.
Është përsëri Mario Gotze ai që jep një passim shumë të bukur, vetëm se kësaj radhe është kapiteni Reus që shënon. Më pas Dortmund mund të kishte shënuar edhe golin e tretë. Megjithatë, fitorja 2-1 mjafton për tri pikët.