MENU
klinika

Tjetër hap

Dua Lipa, “pjesë” e një filmi thriller

20.12.2018 - 17:47

Vitit 2018, i cili është në ditët e tij të fundit, pa më të voglin dyshim mund të vlerësohet si më i suksesshmi në karrierën e këngëtares me origjinë nga Kosova, Dua Lipa.

Dua Lipa

Edhe pse në moshën 23-vjeçare, Dua është bërë një nga zërat më të pëlqyer në mbarë botën, me shumë këngë të saj të kthyera në hit. Koncerte pa fund, por edhe çmime të shumta e kanë bërë Duan të jetë në qendër të mediave, por jo vetëm.

Dua Lipa, MTV

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme në botë. Ylli me origjinë shqiptare shumë shpejt do të shndrisë edhe në botën e kinemasë.

Dua ka bërë të ditur në rrjetet sociale se do të jetë pjesë e filmit triller/fantashkencor me titull “Alita: Battle Angel”.

Dua nuk do të ketë ndonjë rol si aktore në këtë film, por kënga e saj do të jetë kolonë zanore. Madje ajo ka zbuluar se tashmë kënga e ka edhe një klip. Filmi do të shfaqet në kinema nga 14 shkurti i 2019-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN