MENU

Flet Christian Panucci

“Duka i zgjuar, do të tentojmë Europianin”

06.12.2018 - 17:53

Christian Panucci ka folur përsëri. Në një intervistë për “Tv Klan”, trajneri i Kombëtares shqiptare ka komentuar shortin e kualifikueseve të Europianit dhe për shanset e Shqipërisë që të kualifikohet.

Si është dukur shorti?

Jam i kënaqur me shortin, kemi një grup ku kemi mundësi me Turqinë dhe Islandën. Sigurisht që jam ende i të njëjtit mendim që kam nevojë për të gjithë futbollistët për të provuar t’ia dalim. Turqinë në miqësore e mundën, Islanda është ekip fizik, është një grup i vështirë për vendin e dytë, por Shqipëria mund të tentojë.

Pse mendon se keni mundësi reale me Turqinë dhe Islandën?

Luçesku po vazhdon me rinovimin e skuadrës. Është e një skuadër e ndërlikuar, por fusha na tregoi se kemi mundësi. Mund të shkojë në Europian Turqia, Islanda apo Shqipëria. Do të shohim dhe do të kërkojmë të jemi më të zotë se ata…

A mendoni te ndryshosh në planin personal?

Kam gjetur gjithnjë shumë negativitet, mbi këtë replikoj. Ndoshta jap përshtypjen e polemikut, por duhen analizuar dinamikat e ngjarjeve. Por për mua e rëndësishme të kem gjithë skuadrën. Nuk shoqërohem me gazetarët, por kjo nuk do të thotë se nuk kam respekt për ju.

Do të kemi modul stabël?

Kur ke mungesa lojtarësh është e vështirë të bësh skuadër. Unë e kam në mendje skuadrën dhe kam folur edhe me presidentin. Duhet të kujtoni se kam provuar 20-21 lojtarë të rinj. Por janë lojtarët ata që vendosin se cili do të grumbullohet me atë që tregojnë në fushë. Për që prej një viti për shkak të mungesave idea ime nuk ka funksionuar.

Kemi shtylla në skuadër?

Grupi i lojtarëve është me mua. Tek unë kanë gjetur një mik. Ka pasur lojtarë që nuk luajnë në skuadrat e tyre dhe unë i kam ndihmuar duke i grumbulluar. Por unë e di se çfarë duhet bërë për të fituar dhe këtë dua të transmetoj.

Kjo bëhet gjatë stërvitjeve. Aty duhet të djersisin sepse kemi përgjegjësinë e një kombi. Po flasim për kombëtaren, të gjithë duhet të jenë krenarë që bëjnë pjesë.

Si ia mbushët mendjen Dukës? 

Duka e kuptoi që ishim në vështrirësi, ai e di që skuadra është me mua. Kam fatin të kem një president me nivel intelektuar më lart se mesatarja.

Pse nuk jeni më shumë i pranishëm në Shqipëri? 

Faji nuk është i imi, është i Bulkut që nuk më thërret (qesh). E gjithë federata kërkon lojtarë të zotë, por duhet parë nëse zgjedhin Shqipërinë. Është grupi që mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Nëse nuk përpiqemi të gjithë së bashku lojtarë, federatë, tifozë dhe gazetarë për të shkuar në Europian, atëherë nuk do t’ia dalim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri, në Dublin për shortin

FSHF konfirmon zyrtarisht Panuccin

Presidenti i FSHF largon presionin

Duka: Kombëtarja e Shqipërisë, jo e Panuccit