MENU

Përmbledhja ditore e rajonit

E pranon edhe Vuçiç lidhur me Kosovën

22.12.2018 - 17:27

Serbi

Presidenti serb dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ne serbët jemi të kënaqur vetëm nëse marrim maksimumin, edhe sa i përket çështjes së Kosovës, kjo nuk do të jetë e mundur, kushdo që të jetë në pushtet”.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Vuçiç thotë se kur Ivica Daçiç filloi bisedimet me shqiptarët, nuk kemi pasur asgjë.

Kosovë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, vlerësoi se letra e Presidentit amerikan Donald Trump dërguar presidentit Hashim Thaçi përbën një moment shumë cilësor në procesin e ngufatur të bisedimeve, si në raportet brenda vendit, ashtu edhe në ato me Serbinë e me BE-në.

Murati në një konferencë për media, tha e përfshirja e SHBA-së në këtë nivel, konsiston edhe në mundësinë e re që të dilet nga kornizat e deritanishme, të ngurta, të bisedimeve dhe të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për problemin.

Serbi

Nëse do të gjykohet nga zhvillimet e fundit Beograd-Prishtinë, duket se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka ndërmend të ndalet”, kështu e fillon shkrimin mediumi serb, Blic.

Sipas tyre, një nga gjërat e fundit që dëshmon pikërisht për këtë është marrëveshja e tij gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës, të cilën ky medium e quan si “një listë e dëshirave” të tij.

Maqedoni

Një hulumtim i ri i Gallup tregon numrin e popullsisë që do të largoheshin nga vende të ndryshme të botës, përfshi edhe Ballkanin.

Hulumtimi tregon se popullsia e Ballkanit dëshiron të largohet nga vendi ku jetojnë.

Kosovë

Me 62 vota pro, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim buxhetin për vitin 2019.

Kuvendi i Kosovës ka debatuar ditë më parë për dy ditë rresht rreth buxhetit të propozuar nga Qeveria e Kosovës, megjithatë, debati pati përfunduar pa votimin e projektligjit, pasi Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje.

Maqedoni

Prokurorja Villma Ruskoska ka bërë të ditur se së shpejti Prokuroria do të dalë me informacione fillestare për publikun në lidhje me arratisjen e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Ruskoska tha se pritet të arrijnë video incizimet nga Mali i Zi kurse incizimet nga Shqipëria ende nuk janë gati. /Konica.al/