MENU
klinika

Kryeson peshkimi

Eksportet bujqësore, rritje 10%

10.12.2018 - 12:07

Eksportet e bujqësisë dhe agropërpunimit për 9-mujorin e këtij viti janë rritur me 10%.  Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, për periudhën Janar-Shtator 2018, eksportet arritën në rreth 23.6 miliardë lekë nga 21.4 miliardë lekë që kanë qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga katër sektorët që përfshijnë eksportet bujqësore, peshkimi ka pasur rritjen më të mëdhe, duke u regjistruar në vlera si asnjëherë më parë, me 34.6% më shumë. Megjithatë, në një masë të madhe eksportet e peshkut konsistojnë në punë të mirëfilltë me fason, ku lënda e parë sillet nga jashtë dhe, pasi përpunohet, rieksportohet. Bëhet fjalë kryesisht për industrinë e përpunimit të açiugeve.

Më pas është renditur blegtoria, një sektor që vitet e kaluara nuk ka performuar mirë, këtë 9-mujor ka regjistruar 11.8% rritje.  Po ashtu, tendencë pozitive ka pasur edhe agroindustria me 8.7% si dhe në fund bujqësia me 3%.

Ndryshe nga vitet e mëparshme ku zëri “bujqësi” ka udhëhequr tregtinë me jashtë, në nëntë muajt e parë të 2018, ajo që bie në sy është kapërcimi i sektorëve të tjera kundrejt këtij bujqësor. Ndërsa si vlerë eksportesh, agroindustria zë vendin e parë me 10.1 miliardë lekë në total.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Na furnizojnë Rusia dhe Serbia

40 mln euro drithëra të importuara

Agritekturë - termi gjithëpërfshirës

E ardhmja e bujqësisë?