MENU
klinika

Nuk janë aq punëtorë?

Emigrantët, vetëm 39% punojnë

20.12.2018 - 16:01

Vetëm 39% e shqiptarëve në emigracion kanë statusin e të punësuarit. Në Shqipëri kjo normë është thuajse e njëjtë, në 38%. Duke llogaritur edhe faktin se, norma e papunësisë në vendin tonë është më e lartë se në mesataren e vendeve të Bashkimit Europian, ku edhe janë fokusuar flukset migratrore të shqiptarëve, atëherë mund të themi pa frikë se shqiptarët në emigrim nuk janë aspak më punëtorë se ata që nuk kanë vendosur, ose pasur mundësinë të emigrojnë.

Thënë në terma më “banalë”, emigrantët shqiptarë nuk janë më punëtorë se shqiptarët e Shqipërisë. Madje, edhe mentaliteti i emigrantëve duket më i prapambetur se ai i shqiptarëve vendas. Në Europë, 51% e meshkujve emigrantë janë të punësuar, dhe vetëm 25% e femrave, pra gjysëm për gjysëm.

Në Shqipëri, kjo normë fiksohet në 40% për meshkujt dhe 36% për femrat, pra pranë barazisë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se shqiptarët më punëtorë janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Norgjevi, me 58.4% dhe 58.2% të tyre respektivisht, në marrëdhënie pune. Më pas ndjek Gjermania me 55%.

Në Itali dhe Greqi ndërkohë, shqiptarët në marrëdhënie pune janë 39.1% dhe 38.4% respektivisht.  Pra, duket se shqiptarët që emigrojnë në Britaninë e Madhe kanë si qëllim parësor të tyre punën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Strategjia për diasporën

Remitancat, nga konsumi drejt zhvillimit