Pas shortit të Champions League, radhën e ka pasur Europa League, ku janë shortuar 32 skuadra, duke ardhur edhe 8 skuadra që zunë vendet e treta në grupet e Champions.
I njëjti rregull, skuadrat që kanë qenë në një grup dhe të të njëjtit shtet nuk mund të përballeshin në short, duke shmangur këto përplasje në këtë raund, ndërsa më pas mund të ketë edhe derbi.
Një short i lehtë për Inter, teksa do të përballet me Rapid të Vjenës, me ndeshjen e parë që do të luhet në Austri dhe e dyta në “San Siro”. Ndeshja e parë do të luhet në mes të shkurtit.
Edhe për Napolin duket një short i mirë, pas goglat e kanë vënë përballë Zurich. Gjithashtu, edhe për Chelsea një përplasje me fat, teksa ka “peshkuar” Malmo të Suedisë.