Ferit Lamaj, fabulisti shqiptar, mahnitës në superioritetin e të bërit art konciz, shkrimtar i surprizave sipas kritikja letrare Emmanuelle Kabala kthehet për lexuesin francez me një tjetër libër. Tashmë shtëpia botuese franceze “Papier Coupes” ka hedhur në qarkullim një botim të veçantë me titullin “6 fables albanaises”, e përkthyer nga prof. Edmond Tupja.
Krahas shumë gjërave të bën përshtypje bukurisë së tekstit, si vlerë e shtuar që vjen për çdo moshë që kërkon një fabul. Kjo vepër vjen e realizuar me ilustrimet shoqëruese të piktorit H. Musa janë të punuara me teknikën e shtypit me lazer, ndërsa libri hapet në formë fizarmonike, kjo të jep një këndshmëri në të parë dhe sikur afron më tepër fëmijët kureshtarë. Po ajo ka edhe aq shumë mesazhe për gjithë artdashësit që e duan këtë autor.
Për Ferit Lamaj ky është libri i dytë i përkthyer në gjuhën frënge. Edhe nga kritika ky libër ësthë pritur shumë mirë, ajo vlerëson të dyja botimet dhe referon se duhet t’i lexojnë pa i shkëputur njëri nga tjetri.
Këtë vit Lamaj ka botuar “Vogëlushi i Vitit të Ri” (vjersha e fabula për moshën fëmijërore) dhe tri vëllime, “Fabula xhepi” në Shqipëri.
Ai ka publikuar mbi 120 libra, në faqet e të cilëve renditen mbi 7000 fabula, produkt i një përvoje pune më shumë se 40-vjeçare. Shumë fabula të tij janë përkthyer e botuar në 6 gjuhë të huaja, në anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, greqisht e rumanisht.
Ka fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Nëpërmjet metaforave dhe personifikimit ai sjell situata gazmore për fëmijët, por edhe prindërit e gjyshërit, tematika me karakter politik, por edhe erotik.
Nëpërmjet humorit dhe situatave të gjithfarëllojshme që sjellin mesazhe, në veprat e tij ai do të kulturojë ndryshe dhe në mënyrë të veçantë publikun.
Shumica e këtyre krijimeve të mrekullueshme teksa shkojnë drejt vargut të fundit, të bëjnë që padashur të buzagazesh, po edhe të reflektosh”. Në të njëjtën linjë është edhe shkrimtarja amerikane Trish Kaspar, e cila shprehet: “Më pëlqen stili letrar, mençuria dhe batuta fabuleske e Ferit Lamajt.
Pak vargje, pak fjalë, por një filozofi e tërë. Fabula me vlerë të jashtëzakonshme”. Duke lexuar fabulat e Feritit ndien një kënaqësi estetike, vë buzën në gaz për rrëkezat e humorit, ironisë dhe sarkazmës për shumë gjëra, që na bëjnë të qeshim në këtë botë të trazuar e të mbushur me halle.
Atë e kanë vlerësuar emra të mëdhenj të letërsisë shqipe apo të aktrimit, që me shumë dëshirë i ka recituar, madje edhe xhiruar fabulat e tij. Nëpërmjet sarkazmës ai bën për vete të gjitha shtresat dhe njerëzit. ‘’Ezopi shqiptar’’ e kanë cilësuar ndryshe emra si Dritëro Agolli.
Mes fabulave të Lamajt fshihen e fshikullohen dallkaukët e servilët, rrufjanët e maskarenjtë e kësaj kohe të trazuar e të tejmbushur me strese. Për të kanë pasur konsideratë të lartë edhe artistë si Roland Trebicka e quante “një mjeshtër e akrobat i fjalës”, ndërsa Margarita Xhepa i quante fabulat e tij “magjike” si dhe Kadri Roshi që e pëlqente shumë sipas Panoramës.
Situatën e fundit ai e ka me protestën që është bërë së fundmi. Studentët i ka quajtur “pula e gjela”, ndërsa Kryeministrin “kryedhelpra” dhe Kryeministrinë “kryedhelpëri”. Ja disa vargje:
Protestë
Pula, Gjela kyçën klasën.
Me nder jush, ia bënë glasën.
Nis protesta mizëri
mu në Kryedhelpëri:
– “Ka, ka, ka” e “Ki, ki, ki”,
prano pikat: një, dy, tri, …!
Kryedhelpra qafën zgjat:
– Po ju pres të bëjmë debat!
– Jo, jo, fare, – flet më trimi, –
humbi shpresa dhe besimi!
– “Ki, ki, ki” e “Ka, ka, ka”,
qaje, ndrikull, debat s’ka! –
ngulin këmbë porsi mushka.
Atëherë Dhelpërushka,
që debati të mos ngecë,
u shkon fill e në kotec…