Federata Shqiptare e Futbollit është krijuar në vitin 1930. Në Shqipëri në atë kohë mungonin impiantet sportive dhe luhej në fusha të improvizuara, ndërsa edhe pse u bë përpjekje disa herë për ngritjen e Kombëtares shqiptare, ky ekip mbeti vetëm në letër dhe mungojnë ndeshjet zyrtare, qofshin këto edhe miqësore.
Lufta e Dytë Botërore ndërpreu edhe kampionatin, ndërsa për ekip kombëtar as që bëhej fjalë. U desh viti 1946 që Shqipëria të organizonte Kampionatin e Parë Ballkanik të Futbollit, madje duke e fituar atë.
Ishin ndeshjet e para për kuqezinjtë tanë. Ishte koha kur Shqipëria kishte marrëdhënia të mira me Jugosllavinë dhe trajner i Kombëtares ishte një serb, pikërisht Ljubisha Broçiç.
Vitet e para ishin të arta, Kombëtarja merr 3 fitore, me Malin e Zi 5-0, Bullgarinë 3-1 dhe Rumaninë 1-0. Shqipëria fiton Ballkaniadën, por këto ndeshje nuk njihen nga FIFA.
Kombëtarja do të merrte një tjetër fitore në vitin 1948, 1-0 kundër Rumanisë në Bukuresht, po në Kampionatin Ballkanik. Asokohe edhe ndeshjet luheshin kryesisht në kampin komunist. Fitorja e radhës ishte ndaj Çekosllavakisë, 3-2 në Tiranë, në vitin 1952, në një ndeshje miqësore që bëri bujë për kohën.
Por ndeshja e parë zyrtare dhe me një kundështar perëndimor dhe të fortë erdhi në vitin 1963 ndaj Danimarkës në Tiranë. Kuqezinjtë fituan 1-0 me gol të Panajot Panos në minutën e 3-të.
Një ndeshje që vlente për Eliminatoret e Europianit 1964. Danimarka na kishte mposhur 4-0 dhe natyrisht që nuk bëhej fjalë për kualifikim. Gjithsesi, kjo është fitorja më e bujshme që kishte arritur Shqipëria në arenën ndërkombëtare dhe e regjistruar edhe nga UEFA e FIFA.
Fitorja më e thellë e Shqipërisë në eliminatore erdhi në vitin 1971. Kuqezinjtë fituan 3-0 ndaj Turqisë, ndeshja vlente për Euro 1972. Tre golat në Tiranë u shënuan nga Përnaska 22’, 53’ dhe Pano 64’. Në një grup me 4 skuadra, Shqipëria zuri vendin e tretë, duke lënë pas pikërisht Turqinë. Në vend të parë u rendit RFGJ, e dyta Polonia.
Në vitet ’70 u arrit edhe një tjetër fitore e thellë, ajo ndaj Algjerisë në Tiranë në miqësore, 3-0. Por nuk mund të krahasohet me fitoren 2-0 ndaj Belgjikës më 22 dhjetor 1984 në Tiranë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 1986.
Josa në 69’ dhe Minga në 86’ vulosën rezultatin, në një ndeshje gati perfekte të Kombëtares shqiptare, që bëri bujë. Shqipëria e asokohe barazoi edhe në Poloni 2-2. Polonia zuri vendin e parë në grup, Belgjika e dyta (në Botëror zurin vendin e 4-t), Shqipëria e treta dhe Greqia e fundit.
Fillimi i viteve ’90 dhe fundi i shekullit 20-të ishte një periudhë e errët për Kombëtaren. Veçohen vetëm 2 fitore, e para me Kosovën (3-1) në vitin 1993, që pati jehonë, pasi Kosova nuk ishte ndarë.
Natyrisht, kjo ndeshje nuk njihet nga FIFA. Fitorja e dytë ishte 1-0 në vitin 1997 ndaj Irlandës së Veriut (eliminatore e Botërorit 1988) në Zyrih, pasi në Tiranë nuk mund të luhej për shkak të ngjarjeve të vitit 1997.
Duket pak e habitshme, por 4 fitore bindëse ia kemi marrë Turqisë, 3 madje brenda në Turqi (miqësore). Pas fitores 3-0 më 1971, Shqipëria e mundi 4-1 në Ankara përfaqësuesen turke në janar 1998, 2-0 në Gaziantep në prill 2001 dhe 3-2 në nëntor 2017.
Megjithatë, Kombëtarja më 11 tetor të vitit 2000 kishte mundur 2-0 (Bushi 48’, Fakaj 90’) Greqinë, ndeshje e vlefshme për Botërorin 2002, por pa shmangur dot vendin e fundit në grup, pasi të gjitha ndeshjet e tjera i humbi.
Vitet 2000 do të shënonin disa fitore historike, që do të mbeten si fitoret më të bujshme të kuqezinjve të futbollit. Më 29 mars 2003, në Shkodër, Shqipëria mund 3-1 Rusinë. Golat për tanët u shënuan nga Rraklli 20’, Lala 79’, Tare 82’. Kombëtarja drejtohej nga Hans Peter Briegel, që e ngriti në një stad tjetër ekipin kuqezi, duke lënë pas 2 skuadra në renditje.
Në vazhdën e kësaj fitoreje, një tjetër ndeshje legjendare që do të mbahet mend është ajo me Greqinë, më 4 shtator 2004. Shqipëria mund 2-1 kampionët në fuqi të Europës, në ndeshjen e parë eliminatore të Botërorit 2006.
Fitorja epike erdhi nga Murati 2’ dhe Aliaj 11’, me këtë të fundit që shënoi një nga golat më të bukur të historisë së futbollit shqiptar. Greqia nuk arriti të kualifikohej, ndërsa Shqipëria për herë të parë shkoi 13 pikë.
Në vitin 2009, Shqipëria ka regjistruar fitoren më të thellë, edhe pse ka ardhur në një miqësore. Kombëtarja mundi 6-1 Qipron, më 12 gusht 2009. Më 22 mars 2013 vjen fitorja e parë e madhe jashtë fushe gjatë një fushate eliminatore. Me gol të Salihit 67’, Shqipëria triumfoi 1-0 në Oslo, ku debutoi edhe Elseid Hysaj 18 vjeçar. Fitorja e parë e madhe e De Biasit.
Një vit më vonë, më 7 shtator 2014, Shqipëria do të trondiste Europën me fitoren 1-0 në Portugali, ku Balaj në 52’ i hapi rrugë Kombëtares për të shkruar lavdinë. Duke mos llogaritur fitoren 3-0 në tavolinë me Serbinë, më 13 qershor 2015 formacioni i De Biasit bën një tjetër mrekulli, teksa mposht 1-0 (Kaçe 43’) Francën me yje brenda, mes tyre edhe Pogba.
Eliminatoret e Euro 2016 do të mbylleshin në mënyrë fantastike. Shqipëria fitoi 3-0 (aut. 9’, Gjimshiti 23’, Sadiku 76’) në Armeni, që është fitorja e parë më e thellë jashtë fushe gjatë një fushate eliminatore, për më tepër, vulosi kualifikimin në Europian.
Në Europian, fitorja 1-0 (Sadiku 44’) ndaj Rumanisë ishte vazhdimësia e kuqezinjve, që me pak fat, mund të kishin kaluar grupin. Historia e fitoreve të lavdishme të Kombëtares shqiptare vijoi me suksesin 3-0 në Izrael, luajtur më 11 qershor 2017.
Sadiku (22’, 44’) thuajse i vetëm mposhti rivalin, ku vulosi Memushaj (71’). Fitorja më e thellë e Shqipërisë jashtë fushe me një rival të fortë. Fitorja e radhës e lavdishme mund të ishte ajo në Strumicë me Maqedoninë, por nga 0-2, ndeshja përfundoi 2-2.
Fundi i vitit 2017 mbahet mend për një fitore të bukur në Turqi, ku kuqezinjtë fituan 3-2. Ndërsa viti 2018 regjistron vetëm dy fitore të bukura. Suksesi 1-0 ndaj Izraelit në Elbasanit ishte një hap I mirë, pavarësisht se si shkuan gjërat më pas.
Ndërsa fiorja 1-0 ndaj Uellsit në miqësore qetësoi “gjakrat” në ekipin kuqezi, por mbetet historike për faktin se në fushë ishte Gareth Bale dhe kundërshtari renditej i 18-i në renditjen botërore. Kush e ka radhën? Me Francën dhe Turqinë në grup të eliminatorere “Euro 2020”, pse jo, mos të kemi një tjetër fitore të madhe…
FITORET MË TË BUKURA TË KOMBËTARES SHQIPTARE
DATA | EVENTI | VENDI | RIVALI | REZ. |
22.9.1946 | Friendly | Shkodër | Montenegro | 5 – 0 |
9.10.1946 | Balkan Cup | Tirana | Bulgaria | 3 – 1 |
13.10.1946 | Balkan Cup | Tirana | Romania | 1 – 0 |
2.5.1948 | Balkan Cup | Bucharest | Romania | 1 – 0 |
29.11.1952 | Friendly | Tirana | Czechoslovakia | 3 – 2 |
30.10.1963 | 1964 European | Tirana | Denmark | 1 – 0 |
9.12.1952 | Friendly | Tirana | Czechoslovakia | 2 – 1 |
29.11.1953 | Friendly | Tirana | Poland | 2 – 0 |
14.11.1971 | Euro 1972 | Tirana | Turkey | 3 – 0 |
10.10.1976 | Friendly | Tirana | Algeria | 3 – 0 |
22.12.1984 | Ëorld Cup 1986 | Tirana | Belgium | 2 – 0 |
14.2.1993 | Friendly | Tirana | Kosovo | 3 – 1 |
30.11.1995 | Friendly | Tirana | Bosnia | 2 – 0 |
10.9.1997 | Ëorld Cup 1998 | Zürich | Nord Ireland | 1 – 0 |
21.1.1998 | Friendly | Ankara | Turkey | 4 – 1 |
11.10.2000 | World Cup 2002 | Tirana | Greece | 2 – 0 |
25.4.2001 | Friendly | Gaziantep | Turkey | 2 – 0 |
29.3.2003 | Euro 2004 | Shkodër | Russia | 3 – 1 |
18.2.2004 | Friendly | Tirana | Sweden | 2 – 1 |
4.9.2004 | World Cup 2006 | Tirana | Greece | 2 – 1 |
12.8.2009 | Friendly | Tirana | Cyprus | 6 – 1 |
17.2.2010 | Friendly | Pristina | Kosovo | 3 – 2 |
25.5.2010 | Friendly | Podgorica | Montenegro | 1 – 0 |
22.5.2012 | Friendly | Madrid | Qatar | 2 – 1 |
27.5.2012 | Friendly | Istanbul | Iran | 1 – 0 |
16.10.2012 | World Cup 2014 | Tirana | Slovenia | 1 – 0 |
22.3.2013 | World Cup 2014 | Oslo | Norway | 1 – 0 |
7.9.2014 | Euro 2016 | Aveiro | Portugal | 1 – 0 |
14.10.2014 | Euro 2016 | Belgrade | Serbia | 3 – 0 |
13.6.2015 | Friendly | Elbasan | France | 1 – 0 |
11.10.2015 | Euro 2016 | Yerevan | Armenia | 3 – 0 |
19.11.2016 | UEFA Euro 2016 | Lyon | Romania | 1 – 0 |
11.6.2017 | World Cup 2018 | Haifa | Israel | 3 – 0 |
13.11.2017 | Friendly | Antalya | Turkye | 3 – 2 |
7.9.2018 | Nations League | Elbasan | Israel | 1 – 0 |
20.11.1952 | Friendly | Elbasan | Wales | 1 – 0 |