MENU
klinika

Dhurata për qendrën “Xhonatan”

FSHF mbështet fëmijët me sindromën down

04.12.2018 - 20:12

Drejtues të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit morën pjesë në 10 vjetorin e Qendrës Xhonatan, një organizatë jo fitimprurëse që punon në Shqipëri për komunitetin e personave me Sindromën Down.

Delegacioni i kryesuar nga Zv.Presidenti i Federatës z.Edvin Libohova, Drejtori Administrativ Kejdi Tomorri, si edhe legjenda e futbollit shqiptar Sulejman Demollari, dhuruan topa futbolli për të rinjtë e kësaj qendre si edhe i dorëzuan themelueses së kësaj qendre, zonjës Oreada Kita një bluzë të Kombëtares shqiptare me firmat e të gjithë lojtarëve.

Një surprizë e këndshme ishte përgatitur nga fëmijët e kësaj qëndre, të cilit i dhuruan z.Libohova logon e Federatës e punuar nga fëmijët dhe vullnetarët e qendrës.

Bashkëpunimi i FSHF me Qendrën Xhonatan lindi në prag të ndeshjes Shqipëri-Skoci, ku fëmijët e qendrës ndoqën nga afër ndeshjen e ekipit Kombëtar dhe u takuan me të gjithë lojtarët.

Ky bashkëpunim do të vazhdojë me synimin për të ndërgjegjësuar, informuar si edhe promovuar të drejtat e nevojat e individëve me këtë sindromë që të jetojnë një jetë të shëndetshme, të pavarur dhe pranë sportit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN