MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Gjermani-Francë drejt “divorcit”?

22.12.2018 - 16:46

Partneriteti në qendër të integrimit evropian po zbehet atëherë kur forcat euroskeptikepo bashkohen gjithnjë e më shumë. Nëse presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkelvazhdojnë kështu, zgjedhjet e vitit të ardhshëm të Parlamentit Evropian do të jenë një fitore e madhe për populistët anti-BE.

Politika e Brexit ka sjellë vetëm kaos. Bashkimi Evropian po copëtohet. Dhe tani martesa franko-gjermane po shkon drejt divorcit.

Në maj 2017, kur kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez i sapozgjedhur Emmanuel Macron u takuan për herë të parë, shumë shpresuan për një “rilindje” të Evropës. Macron, vinte me vision e ide të reja. Dhe Merkel ishte në kulmin e fuqisë së saj në skenën ndërkombëtare, duke u konsideruar si “udhëheqësja e botës së lirë”.

Duke cituar autorin gjerman Hermann Hesse, Merkel tha “Ka magji në çdo fillim”, por shtoi “Magjia zgjat vetëm kur ka rezultate.” Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, magjia me siguri nuk ka zgjatur.

Merkel tani nuk është më udhëheqësja e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) dhe nuk do të kërkojë një mandat tjetër si kancelare. Dhe Makron, larg ecjes në ujë, po përpiqet të mos mbytet në detin e  protestuesve jelekverdhë.

Dëmi i vërtetë për fuqinë e Merkelit erdhi nga brenda. Politikanët kryesorë në Partinë motër bavareze të CDU-së, Bashkimi Krsitian Social (CSU), kanë sulmuar vendimin e Merkelit për të mirëpritur refugjatët sirianë në vitin 2015. Veç tyre Merkel u sulmua edhe nga kryeministri hungarez Viktor Orbán, kancelari austriak Sebastian Kurz dhe Matteo Salvini, zëvendëskryeministri italian dhe ministri i brendshëm.

Që nga ardhja në pushtet, Macron bëri marrëveshje me Gjermaninë.

Gjermania premtoi se do të mbështeste propozimet e Macron për të thelluar integrimin e BE dhe eurozonës, duke përfshirë një buxhet të përbashkët të eurozonës, një ministri të financave të BE dhe politika më të unifikuara të jashtme dhe të mbrojtjes .

Megjithëse Merkel kohët e fundit ka rënë dakord për një buxhet të përbashkët në parim, shumë në Francë tani dyshojnë se Macron është mashtruar.

Gjermania në thelb nuk i ka ofruar asgjë Makronit. Muajt ​​e ardhshëm pothuajse me siguri do të ofrojnë më shumë zhgënjime për presidentin francez, dhe ndoshta edhe një grindje franko-gjermane.

Në një takim të fundit të ministrave të Financave të BE, Gjermania hodhi poshtë propozimin e tij për një taksë të re dixhitale për gjigandët e teknologjisë, si Google dhe Facebook.

Franca dhe Gjermania po “ndahen” pikërisht kur forcat anti-evropiane po bashkohen.

Me një sy drejt zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj, Orbán dhe Salvini po punojnë në mënyrë aktive për të krijuar një federatë populiste. Qëllimi i tyre është të marrin të paktën një të tretën e vendeve parlamentare, si dhe një minoritet në Këshillin Evropian.

Rreziku tani është se Macron dhe Merkel do të joshen për të kënduar së bashku me Salvinin dhe Orbanin. Detyra e tyre është të shmangin atë kurth dhe të zgjohen, përpara se të jetë tepër vonë.

Mark Leonard është drejtor i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN