MENU
klinika

Serie A, Java 16

Gol në “frymën” e fundit, Napoli ia del në Cagliari

16.12.2018 - 20:00

Napoli është skuadra që të bën me “zemër” në Serie A, pasi në 16 javë kampionat, është hera e pestë që ka fituar ndeshjet pas minutës së 85-të. Sot napolitanët ia dolën në Cagliari, falë golit të Milik në minutën e 91-të. Napoli mban vendin e dytë, por është 8 pikë larg Juventusit kryesues.

Eliminimi në Champions mund të sillte pasoja dhe deri në kohën shtesë të ndeshjes Cagliari-Napoli, axurrët e Ancelottit ende nuk po zhbllokonin rezultatin, por mendoi sulmuesi polak Milik që të bënte fenomenin.

Pasi u ndal nga tranversa, ai vendosi që të merrte përsipër një goditje dënimi, duke shënuar një gol të bukur. Topi mbi barrikadë dhe portieri Cragno që nuk arriti dot.

Napoli fitoi 1-0, ndërsa Hysaj nuk u aktivizua aspak nga Ancelotti. Një tjetër shenjë se ndoshta divorci do të vijë që në janar. Ashtu si “Telesport” ka shkruar kohë më parë, Napoli ka vendosur: shkodrani do të shitet, sepse nuk është më titullar fiks.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN