Duket se situata mes Shqipërisë dhe Greqisë, nuk janë qetësuar ende, pas acarimit nga vrasja nga ana e policisë shqiptare të shtetasit Konstandinos Kacifas.
Sipas të dhënave, Ministria e Brendshme dhe prokuroria e Gjirokastrës kanë shpallur non-grata në kufi për rreth 60 shtetas grekë.
Organet shqiptare shprehet se këto persona, janë pikasur si individë të rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Numri prej 60 personash është në rritje e sipër, pasi strukturat e hetimit të krimit si Shërbimi Informartiv Shtetëror dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Gjirokastrës, gjatë këtyre ditëve kanë qënë në punë e sipër për identifikimin e grekëve që konsiderohen si jo të përshtatshëm për të hyrë në Shqipëri.
Nacionalistët grekë kanë planifikuar të kthehen më 8 dhjetor 2018 për të mbajtur një ceremoni përkujtimore në fshatin Bularat në Gjirokastër, për nder të Kostandinos Kacifas. Emri i këtyre personave është çuar në të gjitha pikat kufitare Shqiptare, me qëllim moslejimin e individëve grekë të hyjnë në territorin Shqiptar.
Për shkak të shmangies të çdo situate të pakëndshme, trazira dhe lëshimit të thirjeve antishqiptare nga ana e nacionalistëve grekë, ministria e Brendshme, po mundohet të marrë të gjitha masat që të parandalojë skena të ndodhura gjatë përkujtimores të Kacifasit në Bularat.
Në 10 nëntor 2018 Shqipëria shpalli dhjetëra persona grekë non grata, mes tyre ishte dhe emri i eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous, pas pjesëmarrjes së saj në ngjarjet e fundit në Bularat.