Maqedoni
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski tashmë në azil politik, është kapur duke shëtitur rrugëve të Hungarisë.
Ai është parë në një lagje të Budapestit teksa ecën në këmbë i veshur me një xhup të kuq, ku ka qenë një qytetar i cili ka fotografuar Gruevskin dhe fotoja e tij po qarkullon prej kohësh në Facebook.
Maqedoni
Para disa javëve, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, iku nga vendi duke mos dashur të përgjigjet për veprat kriminale për të cilat akuzohet për qeverisjen e tij.
Ai është parë në një restorant të shtrenjtë duke ngrënë drekë ndërsa gjatë daljes ai është parë me truproje dhe me shofer personal.
Kosovë
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, ka njoftuar se ky vend beson se është e drejtë e Kosovës t’i ketë forcat e armatosura.
O’Connell në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, shkruan se Britania e Madhe inkurajon po ashtu Kosovën të sillet me përgjegjësi dhe transparencë.
Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk pajtohet me pretendimet e Ramush Haradinajt se kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini është njeriu që duhet fajësuar për situatën aktuale në dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas mediave serbe, një mbështetje të tillë për Mogherinin, Vuçiç e ka dhënë derisa është pyetur për të komentuar mbi deklaratën e Haradinajt se Mogherini është për t’u fajësuar për dështimin e dialogut.
Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Gjykata Speciale ditët e fundit ka thirrur për intervistim disa pjesëtarë të UÇK-së.
Haradinaj ka thënë se askush nuk ka të drejtë ta turpërojë Kosovën dhe të fshihet, të pengojë apo t’i shmanget drejtësisë. /Konica.al/