MENU
klinika

Transformimi i FSK-së

Kosovë/ Britania e Madhe mbështet formimin e ushtrisë

12.12.2018 - 14:26

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, ka njoftuar se ky vend beson se është e drejtë e Kosovës t’i ketë forcat e armatosura.

O’Connell në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, shkruan se Britania e Madhe inkurajon po ashtu Kosovën të sillet me përgjegjësi dhe transparencë.

Ambasadori britanik gjatë bashkëbisedimit, thekson se Britania e Madhe ka pasur po ashtu në fokus të veçantë trajnimin e oficerëve dhe nën-oficerëve të FSK-së.

Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura. Ne vazhdojmë te inkurajojmë Kosovën të sillet me përgjegjësi dhe me transparencë dhe në konsultim me aleatët e NATO, dhe të respektojë angazhimin e saj ndaj KFOR-it, përshirë edhe shkëmbimin e letrave të viti 2012-2013. Mbretëria e Bashkuar ka përkrahur Forcën e Armatosur të Kosovës dhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës nder vite. Ne kemi pasur fokus të veçantë në trajnimin e oficereve dhe nën-oficerëve, të cilët do të jenë bërthama e kësaj force në të ardhmen”, shkruar ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell. /Konica.al/