MENU
klinika

Protesta kombëtare studentore

Grupime studentësh nga Kosova në mbështetje të protestës studentore

11.12.2018 - 11:41

Në vazhdën e protestave studentore, kur jemi në ditën e 7-të të protestave, së bashku me masën e madhe studentore të bashkuar nga të gjitha universitetet e Shqipërisë drejt ministrisë së Arsimit, në këtë lëvizje kombëtare studentore sensibilizohen edhe studentët nga Kosova si dhe gjimnazistët e disa gjimnazeve të Tiranës dhe të Elbasanit.

Grupimet studentore nga Kosova po vijnë me autobuza, ku organizata studentore SKV (Studim, Kritik, Veprim) është në krye të këtij organizimi.

Pritet që në orët në vijim protesta të përshkallëzohet dhe masat studentore të shtohen nga studentë të ardhur nga rrethet.