MENU
klinika

Përdhunoi shqiptaren

I dënuar me 9 vjet, në Turqi gjen ekip të ri

28.12.2018 - 14:11

E mbani mend Robinho-n? Me siguri që po, sepse ai ka luajtur me ekipet më të famshme të Europës, si Milan, Real Madrid, Manchester City, pa harruar përfaqësimin me kombëtaren e Brazilit.

Sot, kryesuesit e Superligës turke, Istanbul Basaksehir, kanë shtuar në listën e lojtarëve edhe brazilianin Robinho, i cili më parë luante te Sivasspor. 34-vjeçari iu është bashkuar Emmanuel Adebayor, Eljero Elia, Gael Cliochy, dhe ish mesfushorit të Atletico Madrid e Barcelona-s, Arda Turan.

Robinho u dënua me nëntë vite burg nga Gjykata e Milanos për përdhunimin e një vajze shqiptare, në kohën kur luante për Milan. Ai ka qenë më pesë shokë të tjerë dhe gjatë procesit që zgjati afro katër vite, ai ka dashur t’i përdorë ata si alibi.

robinho
robinho

Fillimisht futbollisti dhe avokatët e tij e cilësuan si një formë shantazhi që po i bëhej për shkak se është personazh i njohur. Ai mësohet se në seancat e para gjyqësorë pat deklaruar se ishte një sajesë gjithçka nga vajza shqiptare, pasi nuk kishte arsye që ajo denoncimin ta bënte 6 muaj pasi kishte takuar Robinjon.

Prokuroria italiane pati kërkuar disa vite më parë konfiskimin e pasaportës së lojtarit, por gjykata vendosi ta linte të lirë të udhëtonte, sepse ai nuk kishte më mundësi të prishte provat. Dhe ja, sot ai firmos për ekipin e radhës, ndërkohë që ka një dënim prej 9 vitesh për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN