Ditën e Premte, rrjeti social i fotografisë në pronësi të Facebook, Instagram, lançoi një veçori të re në aplikacionin mobil të quajtur “Close Friends” me të cilën përdoruesit mund të shpërndajnë historitë e tyre me një grup miqsh.
Funksioni i ri do të shfaqet në profilin e përdorues në menunë anësore dhe i disponueshëm për mbi 1 miliardë përdoruesit e Instagram.
Përdoruesit do të kenë mundësi të krijojnë një grup miqsh dhe të ndajnë historitë ekskluzivisht me ta.
Nëse jeni pjesë e listës së ngushtë të ndonjë miku, do të vëreni një rreth jeshil përreth fotos së tyre në shiritin e historive si dhe një shenjë jeshile kur jeni duke parë historitë e tyre.
Muajt e fundit Facebook është fokusuar së tepërmi në Instagram i cili është edhe gjeneratori me rritjen më të shpejtë të të ardhurave të kompanisë.
Rivali kryesor, Snapchat, gjithashtu ka ridizajnuar aplikacionin për të thithur më shumë përdorues e reklamues, raporton PCW.