MENU
klinika

Mësojeni!

Ja si t’ua hedhësh tregtarëve për të njohur mjaltin e mirë

20.12.2018 - 16:46

Gjithmonë pretendojmë se jemi specialist në zgjedhjen e mjaltit, por ja që ndodh që edhe të gaboni. Shpesh abuzohet me cilësinë e tij dhe në treg, pasi qarkullon mjaltë i përzier.

Vlerat e tij kuruese njihen gjerësisht, duke e shndërruar në mbretin e vakteve. Për të mos rënë pre e mashtrimeve, për këtë mjafton të njihemi me pesë truke të thjeshta dhe praktike.

Në fillim ndizni një fije shkrepëseje dhe provoni të digjni një majë luge me mjaltë. Nëse mjalti merr flakë menjëherë, atëherë është i vërtetë. Në rast se nuk digjet, keni të bëni me një produkt fals, që ka në përmbajtjen e tij ujë.